Konfiskohen armë zjarri në një shtëpi në Gjakovë, arrestohet një person

Hetuesit e stacionit Policor në Gjakovë gjatë trajtimit të rastit ” Dhunë në familje” kanë vërejtur se një person i dyshuar ka mbajtur armë zjarri në mënyrë ilegale në podrumin e shtëpisë.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra për informim pranë drejtorisë rajonale të Policisë në Gjakovë. Në komunikatën e lëshuar për media mes tjerash thuhet se: “Me datë 31.05.2021, hetuesit e Stacionit policer –Gjakovë, gjatë trajtimit të rastit “Dhunë në familje”, kanë pranuar njohuri se i dyshuari i rastit mund të ketë dhe armë zjarri të mbajtura në mënyrë ilegale. Hetuesit e rastit në përkrahje të patrullave policore nga Stacioni policor në Gjakovë, pas sçarimit dhe konsultimit më prokurorin kujdestar, ka ndermarrë veprime duke siguruar prezencën e të dyshuarit dhe me pasë në podrumin e shtëpisë së të dyshuarit është bërë kontrolli I shtëpisë dhe objekteve përcjellëse.

Gjatë kontrollit patrulla e njësisë së hëtuesve ka bërë konfiskimin e armëve si vijon: Një AK-47 me dy karikator një Automatik PPS-42 (7.62mm X 25mm) me dy karikator, një Revole TT me një karikator, 295 copë fishek kal.7.62mm X 25mm dhe 590 copë fishek kal. 7.62 X39mm. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Read Previous

KRU “Gjakova” njofton se do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë

Read Next

Moti sot