Konfiskohen 270 kg mish në Vërmicë, AUV konstaton se ishte i papërdorshëm

Mbi 200 kilogram mish janë konfiskuar ditën e premte në pikën kufitare me Shqipërinë, Vërmicë.

Policia njofton se mishi që është tentuar të futet në Kosovë ka qenë i papërdorshëm.

Rastet kanë ndodhur rreth orës 10:00.

“Gjatë kontrollit të automjetin me ngasës mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur dhe konfiskuar rreth 120 kg mish. Njësia e AUV-it kanë konstatuar se mishi është i papërdorshëm. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Gjatë kontrollit të automjetin me ngasës mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur dhe konfiskuar rreth 150 kg mish. Njësia e AUV-it kanë konstatuar se mishi është i papërdorshëm. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia e Kosovës. /Telegrafi/

Read Previous

Presidentja Osmani takon ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry

Read Next

Bora e madhe pamundëson fluturimet në aeroportin e Mynihut