Në një shtëpi në fshatin Uglar të Zubin Potokut janë gjetur 11 pajisje për prodhimin e kriptovaluatave apo “Bitcoin”.
Në njoftimin e policisë thuhet se lidhur me rastin është njoftuar njësia kompetente nga Dogana e Kosovës, të cilët kanë dalë në lokacion, pajisjet janë konfiskuar.
Sipas verifikimeve, i dyshuari nuk gjendej në shtëpi pasi që herë pas here udhëton nga Beogradi i Serbisë dhe viziton shtëpinë e lartcekur.
/Klankosova.tv/