Konfirmohet trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës në volejboll

Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) ka njoftuar se ka arritur sot marrëveshje për ta emëruar trajnerin sllovak, Martin Nemec në krye të Kombëtares së Kosovës në volejboll.

Martin Nemec është një emër i njohur në botën e volejbollit. Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme si lojtar dhe trajner, Nemec sjell me vete një përvojë të gjerë ndërkombëtare, raporton KosovaPress.

Nemec shprehu entuziazmin e tij për sfidën e re duke thënë se është i nderuar dhe i emocionuar që është trajneri i ri i volejbollistëve të Kosovës.

“Jam i nderuar dhe i emocionuar që jam emëruar përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës në volejboll. E shoh një potencial të madh në këtë ekip dhe jam i përkushtuar që të punoj fort për të arritur sukseset që meriton ky vend”, tha Nemec.

39 vjeçari Martin Nemec është një trajner dhe ish-lojtar profesionist i volejbollit me një karrierë të spikatur në arenën ndërkombëtare me Kombëtaren e Sllovakisë. Gjatë karrierës së tij si lojtar, ai ka luajtur në pozicionin e sulmuesit dhe ka përfaqësuar ekipe të njohura në ligat kryesore të Evropës, përfshirë Poloninë, Italinë dhe Turqinë. Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Nemec u përkushtua trajnimit, duke sjellë një qasje të re dhe dinamike në ekipet që ai ka drejtuar.

Nemec është njohur për metodologjinë e tij të avancuar të stërvitjes dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të lojtarëve të rinj. Përvoja e tij ndërkombëtare dhe suksesi në trajnimin e ekipeve elitare e bëjnë atë një zgjedhje të shkëlqyer për të udhëhequr Kombëtaren e Kosovës drejt arritjeve të reja. /KosovaPress/

Kombëtarja e Kosovës në Volejboll emëron një selektor të huaj, është emër i  shquar – Indeksonline.net

Read Previous

Gjermania miraton 500 milionë euro për armatime dhe municione për Ukrainën

Read Next

Qeveria miraton vendimin përfundimtar për shpronësimin e pronave në Leposaviq dhe Zubin Potok