Konfirmohet takimi i Escobar me Kurtin

Zyra për media e kryeministrit Albin Kurti ka njoftuar se sot zhvillohet takimi i kryeministrit me Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.

Sipas këtij njoftimit takimi pritet të mbahet në orë 16:30, në ndërtesën e Qeverisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar” thuhet në njoftim. /EO/

Read Previous

Arrestohet turku në Durrës, kapet me pasaportë false, kanabis e 12 mijë euro të padeklaruara

Read Next

Këshilltari i Kurtit i reagon ish-kryeministrit suedez: Serbia është ajo që po e kërcënon Kosovën