Konfirmohet rasti i dytë i lisë së majmunëve në Slloveni

Një tjetër rast i infektimit me linë e majmunit është konfirmuar në Slloveni.

Edhe këtë herë është një person i ardhur nga Spanja, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (NIJZ) në faqen e tij të internetit. Siç sqarojnë ata, përpunimi epidemiologjik është duke u zhvilluar.

Rasti i parë u konfirmua te një burrë i cili mbërriti nga Ishujt Kanarie të martën. Ai zhvilloi simptoma pasi u kthye në shtëpi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, tha të martën kreu i Qendrës për Sëmundjet Infektive NIJZ, Mario Fafangel.

Rreziku i infeksionit për popullatën e përgjithshme është i ulët.

Personat që kanë qenë në kontakt të rrezikshëm me një person të infektuar duhet t’i kushtojnë vëmendje gjendjes së tyre shëndetësore brenda 21 ditëve nga kontakti. Personat e infektuar këshillohen të qëndrojnë në shtëpi për tri javë ose derisa zgjebet të bien. /KosovaPress/

Read Previous

Dënohet me burgim të përjetshëm gruaja e cila u paraqit si mjeke në Gjermani, shkaktoi vdekjen e disa personave

Read Next

Smith: Sigurisht që do ta mbështesim Kosovën në synimet për anëtarësim në NATO