Konfirmohen tre të vrarë nga të shtënat në autobus në Gllogjan, dy prej tyre nxënës

Tre persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një autobus në Gllogjan të Deçanit i cili po barte nxënës.

Ngjarjen tragjike e ka konfirmuar Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi .

“Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri”, tha Nikçi

Po ashtu, drejtori i Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj ka thënë se dy të vdekur janë nxënës të moshës së re.

“Dy janë të vdekur me armë zjarri, janë nxënës të moshës së re, njëri është i plagosur e në gjendje kome”, tha shkurtimisht Dreshaj.

Deri më tani nuk dihet se sa persona gjithsej janë lënduar. 

/Telegrafi/

Read Previous

Gjuajtje me armë në Deçan, vritet shoferi i autobusit

Read Next

E rëndë/ Shkon në tre numri i të vrarëve në Deçan