Konferenca e Kryetarëve në Shqipëri miraton ngritjen e komisionit kundër dezinformimit

Në drejtimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Në rendin e ditës ishin shqyrtimi i projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 8 prill-18 maj 2024, shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 8-26 prill 2024, si dhe shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Partisë Socialiste për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë.

Pas diskutimeve për projektprogramin e punës dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti dakordësi dhe çështja i kaloi për votim seancës plenare.

Ndërkohë, kërkesa e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë u miratua me shumicë votash./rtklive

Read Previous

Krimi ekonomik në Gjermani po rritet

Read Next

Franca “armatos” Ukrainën me automjete të blinduara