Tash e sa kohë Televizioni Syri po raporton që komuna e Gjakovës ka mungesë të pusetave dhe grilave të ujëmbledhësave. Përgjigja më e shpeshtë që është marrë nga drejtori i shërbimeve publike, Shkumbin Kastrati ishte që janë në bisedim e sipër për nënshkrimin e kontratës.
Në faqen e komunës së Gjakovës tek Prokurorimi gjegjësisht Njoftimi për dhënien e kontratës figuron që data e planifikimit të nëshkrimit të kësaj kontrate ishte 03.08.2021 pra dje. Komuna e Gjakovës ka publikuar në faqen e saj kontratën me operatorin FONDERIA E & E SH.P.K.
Sot (e mërkurë, 4 gusht) u bë finalizimi i nënshkrimit me operatorin FONDERIA E & E SH.P.K. dhe kjo kontratë do filloj të zbatohet nesër (5 gusht). Vlera monetare e saj është tremijë euro (3000).