Tashmë janë kompletuar dy çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Botës që po mbahet në Katar.
Të martën me fillim nga ora 20:00 Kroacia do të përballet me Argjentinën në gjysmëfinalen e parë të Botërorit.
Një ditë më vonë, po ashtu nga ora 20:00, Franca do të përballet me befasinë e këtij Botërori, Marokun.
Finalja luhet të dielën, më 18 dhjetor.