Kompensimi i naftës për transportin publik zgjatet deri në tetor

Kompensimi i naftës për transportin publik do të jetë në fuqi edhe për tre muaj të tjerë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku bëri me dije se në kuadër të masave anti-krizë Këshilli i Ministrave ka miratuar zgjatjen e paketës deri në tetor.

“Është miratuar projektvendimi për përcaktimin e procedurave të dokumentacionit dhe masës së kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetas, rreth qytetas dhe ndërqytetas, psë e paketës antikrizë.

Siç jeni në dijeni ne me aktin 228, me dt 13 prill 20222 kemi përcaktuar nëj masë kompensimi për të gjitha shoqëritë e transportit  që ofrojnë transport publik, e cila ka qënë në fyuqi deri në fillim të muajit gusht.

Paketa e vënë në dispozicion që nga prilli është konsumuar dhe është tërhequr  nga kompanitë, rreth 60% e fondit të vënë në dispozicion. Me aktin e sotëm është marrë vendimi që kjo paketë kompensimi të zgjatet edhe për muajt gusht-shtator dhe tetor. Ky është një kompensim i rendësishëm në kuadër të masave anti-krizë, duke pasur parasysh se transporti rrugor mban një peshë shumë të madhe.

Nuk do të ketë impakt shtesë në buxhetin e shtetit, pasi është përcaktuar që në fillim të vitit në paketën anti-krizë”, tha Balluku.

Balluku u ndal edhe te çmimi i naftës dhe krahasimi me rajonin.

“Bordi nuk ndikon në çmimin e naftës, është aty për të kontrolluar dhe bërë transparencë publike. As nuk e risim as nuk e ulim dot çmimin. Ka një abuzim masiv në media qoftë edhe nga politikanët sa i përket çmimit të naftës. Flitet që çmimi i naftës ka rënë në bursa, ndërkohë që në Shqipëri ngrihet. Fakt i rremë. Çmimi që i referohen të tjerët ka të bëjë me çmimin e naftën bruto, në Bord ne i referohemi çmimit të produktit, me çmimin e diesel, me të gazit apo me çmimin e benzinës, dhe i referohemi bursës Plats.

Diferenca mes vendeve të rajonit dhe vendit tonë është taksa e karbonit, apo taksa e qarkullimit,  Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e paguajnë në mënyrë të veçantë ndërkohë që në Shqipëri është e përfshirë në çmimin e karburanteve, kjo është diferenca”./Monitor.al/

Read Previous

Sa banorë kanë mbetur në Shqipëri?! INSTAT shtyn Censin e Popullsisë dhe Banesave

Read Next

Sa fitojnë njerëzit në Zvicër vjen nga një raport nga Zyra Federale e Statistikave