Kompanitë e taxive në Gjakovë nuk i kanë shtrenjtuar çmimet

Krahas rritjes së çmimeve të produkteve esenciale ushqimore që ka ndodhur në ditët e fundit në gjithë vendin, është rritur edhe çmimi i derivateve. Por përkundër kësaj kompanitë e transportit siç janë taksitë që  operojnë në qytetin e Gjakovës nuk i kanë shtrenjtuar çmimet e shërbimeve. Përfaqësues të këtyre kompanive thanë se ata po vazhdojnë të punojnë me çmime të njëjta edhe pse sipas tyre i bie që janë duke punuar me humbje.

Në komunën tonë janë disa kompani të taxive, dhe që të gjitha ofrojnë shërbime me çmime të njëjta. Ata thanë se kjo situatë është e vështirë duke marrë parasysh se çmimi i naftës i cili ishte 0.85 euro është rritur dyfish dhe tani është bërë 1.24 euro.

Ata thanë gjithashtu për televizionin Syri se janë duke biseduar për një rritje eventuale të çmimeve, por kanë frikë se kjo do të ndikojë në ulje të interesimit të qytetarëve për të shrytëzuar taxit.

Read Previous

Nxënës e studentë janë akomoduar në konviktin “Sadik Stavileci”

Read Next

KH “Shqiponja” zhvillon përgatitjet për derbin lokal të së dielës