Kompania Renault, në partneritet me kompani të vogla dhe të mesme franceze të mbrojtjes, po shqyrton hapjen e një linje prodhimi dronësh në Ukrainë.
Fabrikat e ndryshme do të vendosen “disa dhjetëra deri në disa qindra kilometra larg vijës së frontit”, raporton La Repubblica.
Renault ka konfirmuar se është kontaktuar nga qeveria, por ende nuk është marrë asnjë vendim. Më 6 qershor, Ministri i Mbrojtjes, Sèbastie Lecornu, kishte parashikuar që një kompani franceze makinash do të fillonte prodhimin e dronëve në Ukrainë.
Sulmet e djeshme të Rusisë në Ukrainë, padyshim kanë ngritur alarm.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Mark Rutte, u shpreh se NATO duhet të rrisë mbrojtjen ajrore me 400%.
“NATO duhet të rrisë me 400% aftësitë e saj të mbrojtjes ajrore dhe raketore në përgjigje të kërcënimit rus”, u shpreh Rutte.
“Ne shohim në Ukrainë se si Rusia përhap terror nga lart, kështu që ne do të forcojmë mburojën që mbron qiellin tonë”, shtoi Rutte.
Kujtojmë se është shënuar sulmi më i madh në Ukrainë, pasi kjo e fundit raporton se Rusia ka lëshuar ndaj saj 479 dronë gjatë natës. /tvklan.al