Është mbajtur mbledhja e pestë e Komitetit për komunitete me kryesuese Elvane Tortulli. Në këtë takim udhëheqësi i zyrës për Komunitete raportoi për anëtarët lidhur me aktivitetet e zhvilluara në pjesën e parë të vitit nga ZKKK. Drejtori për Buxhet dhe Financa I informoi pjesëmarrësit për ndarjen e buxhetit për vitin 2021 gjithashtu i ftoi të jenë pjesëmarrës në dëgjimet buxhetore. U diskutua gjithashtu edhe për projekte infrastrukturore në lagjet ku jetojnë komunitetet jo shumicë. Ndërsa Saranda Hyseni Maloku tregoi për përfshirjen e komuniteteve jo shumicë në aktivitetet kulturore e sportive.
Në këtë takim gjithashtu u diskutua për sfidat e ndryshme të komuniteteve jo shumicë.