Të shtunën e ardhshme, më 2 dhjetor, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet në Hamburg të Gjermanisë. Takimi do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 13:00 pak para shortit final të UEFA Euro 2024.
E shtuna e ardhshme do të jetë e rëndësishme në botën e UEFA-s pasi Komiteti Ekzekutiv do të mblidhet dhe do të hidhet shorti për UEFA Euro 2024.
Në agjendë do të përfshihen edhe pika kyçe si shpërndarja e shpërblimeve për pjesëmarrje, performanca dhe finalet e UEFA Euro 2024, të cilat do të mbahen në Gjermani nga e premtja, 14 qershor, me ndeshjen hapëse në Mynih, deri të dielën, 14 korrik, kur do të luhet finalja e madhe në Berlin.
Am Samstag wird gelost! #EURO2024 🤩
Eure Wunschgruppe? 🤔 pic.twitter.com/nHgiI7WSXi— UEFA EURO 2024 DE (@EURO2024DE) November 27, 2023
Megjithatë, fokusi kryesor mbetet Euro 2024, por agjenda ka edhe disa pika të tjera të rëndësishme:
UEFA Nations League 2024-25 – shorti për fazën e ligës dhe procedurat e listës së ndeshjeve.
Futbolli i klubeve të femrave të UEFA-s pas vitit 2025 – formati, lista e aksesit dhe kalendari.
UEFA Euro 2025 për Femra – orari i ndeshjeve dhe datat e turneut.
UEFA Futsal Euro 2026 – emërimi i pritësit.
UEFA Futsal për Femra Euro 2026 – formati dhe kalendari i ri.
Vlen të kujtohet se mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është caktuar për 7 shkurt 2024, një ditë para Kongresit të 48-të të zakonshëm të UEFA-s, në Paris, Francë. /Albanianpost.com