Komisioni rekomandon shkarkimin e bordit të RTK-së

Me shumicë votash, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka rekomanduar inicimin e procedurave për shkarkimin e bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Kryesuesi i komisionit, Armend Muja tha se me shumicë votash i rekomandohet Komisionit për Media dhe Kuvendit inicimi ei procedurave për shkarkimin e bordit të RTK-së.

Bordi i RTK-së është i përbërë nga Sali Bashota si kryetar,  Agron Gashi anëtar, Lirim Geci, anëtar, Fadil Miftari, anëtar, Ilir Bytyçi, anëtar, Bajram Mjeku, anëtar, Petrit Musolli, anëtar dhe Albinot Maloku, anëtar./GazetaSinjali

Read Previous

93 persona po trajtohen nga COVID-19 në spitalet e Kosovës

Read Next

Me program të larmishëm nxënësit e shkollës “Mehmet Akif” shënojnë festën e Abetares