Komisioni për ekonomi viziton ndërmarrjen “Ngrohtorja e Qytetit” dhe KRU “Gjakova”

Komisioni për ekonomi, industri ndërmarrësi dhe tregti i kryesuar nga Ferat Shala, vizituan ngrohtoren e re të qytetit të Gjakovës.Të njëjtit këtë vizitë e përkufizuan si një bashkëbisedim të natyrshëm me qëllim që të kuptojnë më shumë sfidat e të arriturat e kësaj ndërmarrje.

Ndërsa, drejtoresha Albana Dulatahu në fillim të kësaj vizite dha një raport më të detajuar rreth funksionimit të ngrohtores.

Më pastaj, pasuan pyetjet nga ana e anëtarëve, deputetëve të kuvendit të Kosvovës. Mimoza Kusari Lila, udhëheqëse e këtij grupi i parashtroi disa pyetje Dulatahut. Me theks të vecantë Kusari ishte kurioze të dij se a është siguruar leja mjedisore.

E njëjta mori këtë përgjigje nga Dulatahu -Skivjani.

 Pyetjet nuk munguan as nga ana e Armend Mujës, anëtar i këtij komisioni.

Fjalën e mori edhe deputeti Pal Lekaj.

Ky i fundit nuk la pa përmendur edhe diçka tjetër.

Pasi vizituan ambientet e ngrohtores së re, komisioni për ekonomi vazhduan agjendën e vizitave edhe në KRU “Gjakova” ku u pritën nga kryeshefi, Ismet Ahmeti.

Ky takim u bë jo në cilësinë e inspektimit por thjesht të vizitës zyrtare me qëllimin e vetëm që të kuptojnë situatën aktuale u tha me këtë rast. Pasi përfunduan bisedën anëtarët e komisionit të shoqëruar nga kryeshefi Ahmeti morën rrugën për të vizituar projekte të tjera të cilat janë implementuar në kuadër të kësaj kompanie.

Read Previous

Liverpool – Milan, formacionet zyrtare

Read Next

Përurohet Shtëpia e Kulturës në Cërmjan