Komisioni për Arsim diskuton sot për gjendjen e arsimit parauniversitar

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport do të mblidhen sot për të diskutuar për gjendjen e arsimit parauniversitar në nivel komunal.

Në këtë diskutim pritet të marrë pjesë kryesuesi i Kolegjiumit për Arsim parauniversitar, Samir Shahini.

Deputetët pritet të mblidhen në ora 10:00.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës.

2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtur me 12.4.2022;

3. Diskutim për gjendjen e arsimit parauniversitar në nivel komunal

-i ftuar Samir Shahini – kryesues i Kolegjiumit për Arsim parauniversitar;

4. Të ndryshme.

Read Previous

KEDS njofton për vendet ku sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Read Next

Këshilli i Nxënësve të Kosovës sot organizon marshin “S’po shkohet n’shkollë”