Komisioni hetimor për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore interviston tre persona

Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët do të mbajë mbledhjen e radhës.

Komisioni pritet të intervistojë Eranda Kumnova Baçin, nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Gjakovës, Fadile Dylën, sekretare e përgjithshme e MAShTI-t, si dhe Avni Rexhën, ushtrues detyre të drejtorit të Departamentit të Arsimit Parauniversitar.

Mbledhja është njoftuar të nisë në ora 10:00./Indeksonline/

Read Previous

Shefi i OBSH-së bën thirrje për më shumë evakuime nga Gaza

Read Next

Sot nisin Lojërat Olimpike “Paris 2024” me sportin e futbollit dhe rugbyt