Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës

Press point by the President of the European Parliament and the Chairman of the Verkhovna Rada of Ukraine

Komisioni Evropian këtë të mërkurë ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Ndër të tjera theksohet se Ukraina është duke bërë reforma të thella.

“Ata janë gati për pranim, edhe pse janë duke luftuar agresionin në shkallë të gjerë të Rusisë”, thuhet në njoftim.

Bisedimet me Kievin formalisht duhet të nisin sapo të plotësohen kushtet e mbetura që lidhen me përparim në luftën kundër korrupsionit, miratimin e një ligji për lobimin në përputhje me standardet e BE-së dhe forcimin e masave mbrojtëse të pakicave kombëtare.

/klankosova/

Read Previous

Alban Bushi zbardh listën e Shqipërisë U-21 për dy sfidat e Euro 2025, ftohet Ermir Rashica i Kosovës

Read Next

Kurti: Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e kryera gjatë luftës