Komisioni Evropian përcakton kufirin e çmimit të gazit për BE-në

Komisioni Evropian ka zhvilluar një projekt-rregullore që propozon vendosjen e një tavani për çmimet e gazit natyror.

Lajmi u bë i ditur nga kompania amerikane “Bloomberg”.

Komisioni propozon që kufiri i çmimit të vendoset në nivelin 275 euro për MWh.

Kjo është shumë më e lartë se nivelet aktuale prej rreth 120 euro, por nën kulmet që pësoi Evropa gjatë verës.

Mjeti i ndërhyrjes do të aktivizohet nëse kontratat e së ardhmes në bursën holandeze të gazit TTF (është pikë referimi për çmimet e shkëmbimit të gazit në të gjithë Evropën) arrijnë këtë nivel dhe diferenca midis çmimeve të TTF-së dhe gazit natyror të lëngshëm kalon 58 euro.

Komisioni do të propozojë formën përfundimtare të të ashtuquajturit mekanizëm korrigjues të tregut më vonë dhe diskutimet janë aktualisht në vazhdim.

Propozimi ka ende nevojë për miratim nga qeveritë kombëtare, por vendimi vjen pas muajsh lobimi nga disa shtete anëtare për të frenuar çmimet e energjisë që kanë rezultuar shkatërruese për sektorë të caktuar të ekonomisë evropiane.

Megjithëse çmimet kanë rënë në javët e fundit për shkak të motit, Moska kërcënoi të martën se do të shkurtojë më tej flukset e gazit në Evropë, duke rritur mundësinë e një rritjeje tjetër të çmimeve.

Kujtojmë se BE-ja ka rënë dakord më parë për një reduktim vullnetar të konsumit të gazit me 15 për qind. Drafti parashikon që Brukseli do të monitorojë zbatimin dhe mund të shkaktojë shkurtime të detyrueshme ose të rishikojë objektivat nëse masat rezultojnë të paefektshme. /Albanianpost.com

Read Previous

ShBA dhe Japonia rrisin moshën e daljes në pension

Read Next

Gjuhëtari Mehmet Elezi: Gjuha shqipe e rrezikuar, mund të ketë fatin e latinishtes