Komisioneri për zgjerim i BE-së sot në Kosovë

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi sot do të jetë për një vizitë në Kosovë, ku pritet të takohet me liderët shtetërorë, ndërsa temë diskutimi do të jetë menaxhimi i pandemisë dhe vaksinimi antiCOVID.

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi gjatë kësaj jave ka vizituar shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në Kosovë arritën të martën 4,680 doza të vaksinës kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech.

Kjo është pjesa e parë e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor./Gazetasinjali

Read Previous

Ministrja spanjolle: Spanja i përmbahet parimit të mosnjohjes së Kosovës

Read Next

72 vjet nga themelimi i Këshillit të Evropës