Në zgjedhjet e mbajtura në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës për odën e mjekëve të Kosovës, pas numërimit të votave janë përzgjedhur 4 përfaqësues që do të jenë anëtarë të kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës . Në këto zgjedhje me më shumë vota dolën Dr.Zef Komani, Dr.Luan Pazhari, Dr.Amir Iljazi dhe Dr. Ilirjana Frrokaj. Në mesin e këtyre 4 përfaqësuesve, Komani kishte më së shumti vota.
Komani u shpreh se lajmet që kanë qarkulluar në portale lidhur me aktakuzen për korrupsion nuk janë të vërteta, dhe sipas tij kjo ka të bëjë me një proces të montuar politik 12 vite më parë.
Mes tjerash, Komani tha se të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur do të punojnë në dobi të mjekëve, personelit shëndetësorë e sidomos pacientëve.