Komandanti i KFOR-it takon shefin e ushtrisë serbe, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari  është takuar në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviq.

Kjo është bërë e ditur e nga faqja e KFOR-it në Twitter, ku thuhet se në takim u diskutua për sigurinë në Kosovë.

“Komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari  është takuar në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjeneralin Milan Mojsiloviq. Ata diskutuan për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe aktivitetet e ndërmarra për ruajtjen dhe përmirësimin e sigurisë në zonë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Read Previous

Kryeministri Kurti vizitoi stacionet me demonstrime të pajisjeve dhe armatimit të FSK-së

Read Next

Ramosaj lut qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet relevante për ngjarjen në Gllogjan