Komanda e ShBA-së për Evropën për takimin me Maqedoncin, u fol për forcimin e sigurisë

Komanda e ShBA-së për Evropën ka folur për takimin që e pati dje ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, me përfaqësues të tyre dhe të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes.

Në njoftimin e tyre në platformën X thuhet se me Maqedoncin biseduan për mbështetjen e FSK-së.

“Përfaqësues të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe të Komandës së ShBA-së për Evropën janë takuar për diskutime me ministrin e Mbrojtjes të Kosovës për të forcuar bashkëpunimin e sigurisë dhe për të mbështetur kalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë mbrojtëse territoriale multietnike, e të ndërveprueshme nga NATO, që i nënshtrohet kontrollit civil”, thuhet në njoftim.

/Klankosova.tv/

Read Previous

​Kamberi: Nuk ka paqe në Ballkan pa normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Read Next

Britania e Madhe nuk ka plane për dërgim të trupave në Ukrainë