Real Madridi pret nesër Barcelonën në stadiumin “Alfredo di Stéfano”, një duel kyç
për titullin në La Liga. Të bardhët janë tri pikë prapa udhëheqësit (Atlético Madrid),
ndërsa të besuarit e Koeman vetëm një pikë larg. Kjo do të jetë “El Clasico” e parë
në “Valdebebas”. Trajneri i Blaugrana-ve tha në konferencën për shtyp:
“Kemi arritur rezultate të mira kohët e fundit, ekipi është i sigurt. Real Madridi është
përmirësuar gjithashtu gjatë sezonit. Ne po luftojmë për maksimumin, që do të thotë
titulli në La Liga. Për këtë, veçanërisht ndeshja e nesërme është e
rëndësishme. Rezultati nuk do të jetë vendimtar, sepse pas klasikes së nesërme ka
ende mjaft ndeshje. Sigurisht, ekipi që ton do të ketë një moral të rëndësishëm për
të vazhduar përpara.
Piqué dhe Sergi Roberto? Janë dy lojtarë të rëndësishëm, jo vetëm për shkak të
cilësisë së tyre. Ata janë mirë zikisht, shumë të entuziasmuar, duan ta ndihmojnë
ekipin. Është e rëndësishme që t’i kemi gati të gjithë lojtarët për ndeshjen e nesërme.
“Valdebebas”, një terren stërvitor? Është duke u diskredituar një klub i madh si Real
Madridi. Për këtë stadium bëri ironi edhe Klopp, mbas ndeshjes së Champions-it
(shpresojmë te kthimi, të paktën “Aneld” është një stadium i vërtetë). Drejtuesit kanë
zgjedhur momentin pa tifozë për të ndërhyrë në “Santiago Bernabeu”, për mendimin
tim kanë bërë mirë. Për lojtarët, gjëja më e vështirë është të luajë pa tifozë. Sidoqoftë,
Reali është mësuar të luajë në këtë fushë, kundërshtarët e dinë se duhet të luajnë aty
dhe kaq
Klasikja është një ndeshje ndryshe nga të tjerat, sepse ka shumë interes nga të gjitha
palët. Unë mendoj se Barça po bën mirë, ka një ecuri të rëndësishme, shumë pikë të
grumbulluara. Ne synojmë për të tuar, por Real Madridi është Real Madridi. Ka marrë
shumë kritika, por garon ende në Champions dhe për të tuar kampionatin. Unë nuk
jam mbështetës i njerëzve që e kanë kritikuar aq shumë Real Madridin. Është një ekip
me trajner mbresëlënës dhe lojtarë mjaft cilësorë. Të dyja ekipet e dinë rëndësinë e
timit të kësaj ndeshjeje.
Skema e Real Madridit? Ka luajtur me sisteme të ndryshme, duhet të presim e
shohim nesër. Detyra jonë është ta përgatisim ekipin dhe të dimë të reagojmë për
çdo sistem. Ku do të luajë De Jong? E mira e Frenkie është se mund të luajë në
shumë pozicione. Nëse luan qendror i mesfushës, ne mund të bëjmë më mirë me
topin. Gjithashtu ka treguar se mund të bëjë edhe qendërmbrojtësin.
Në të dyja pozicionet kontribuon shumë në ekip. Ai është një lojtar për trajnerin, sepse mund t’ia
ndryshoni pozicionin.
Ramos dhe Varane? Për Realin janë mungesa të rëndësishme. Edhe ne kemi lëndime,
Sergi Roberto dhe Piqué. Ato janë dy qendra të rëndësishme dhe shumë të mira.
Njëri është gjithashtu kapiteni i Realit, i jep skuadrës shumë personalitet. Gjithsesi, në
ndeshjen kundër Liverpool, lojtarët e tjerë dëshmuan se mund t’i përmbushin ato
pozicione.
Messi? Ne kemi nevojë për kapitenin më të mire nesër, por edhe Barçën më të mirë.
Duhet t’i bëjmë gjërat në mënyrë perfekte, që nga sulmi, pasimet, lëvizjet… Ndryshimi
i arbitrit? Po, është e vërtetë që asim shumë për këtë çështje. Shpresoj që arbitri të
shkëllejë sa më saktë nesër. Gjithashtu do të ketë ndihmën e VAR-it. Arbitri e bën
punën e tij me sa ka mundësi.
Ramos dhe Messi? Gjëja më pozitive për ligën tonë është se lojtarët më të mirë të
qëndrojnë deri në minutën e fundit të karrierës, sa mund të luajnë. Leo Messi nuk
mund të krahasohet me Ramos, sepse njëri është mbrojtës dhe tjetri sulmues, por të
dy kanë qenë shumë të rëndësishëm në ekipet e tyre. Shpresoj që Ramos të vazhdojë
në Madrid dhe Leo me ne”.