Koci, deputetëve të PDK, LDK, AAK e NISMA: Jeni qyqana, Albini po bën çka po do me juve

Avokati Arianit Koci i cili protestoi disa herë para Kuvendit, ka kritikuar PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Nismës për mosveprim në raport me ngërçin e krijuar politik prej disa muajsh.

Ai deputetët e këtyre partive i ka quajtur qyqana, duke thënë se Albin Kurti po bën çka po dëshiron me ta.

“PDK, LDK, AAK dhe Nisma – jeni qyqana, veç ta dini. Tucana! Albini po bën çka po don me juve. Haram ju qofshin votat. Nuk i meritoni! Edhe ti, Presidente – mos taktizo. Kryeje detyrën. 41 herë ke dështuar me reagu si duhet. Nuk është kjo mënyra e duhur me e vazhdu edhe një mandat!”, ka shkruar Koci.

Read Previous

Meloni thotë se SHBA-të nuk i kanë ndaluar dërgesat e armëve në Ukrainë

Read Next

Në Ditën e Pavarësisë, Trump nënshkruan “Ligjin e Madh dhe të Bukur”