KMDLNj: E dënojmë fuqishëm largimin e minatorëve grevistë nga puna

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar lidhur me largimin nga puna të minatorëve grevistë.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se KMDLNj e dënon fuqishëm vendimin e menaxhmentit të ndërmarrjes Trepça si përpjekje për të ngulfatur dhe pamundësuar një veprim sindikalist përmes frikësimit të atyre që po bëjnë grevë.

“KMDLNj e përkrahë të drejtën e veprimit sindikalist, si e drejtë e njeriut dhe e drejtë ligjore dhe në këtë kontekst e kundërshton fuqishëm largimin nga puna të pesë grevistëve duke kërkuar përgjegjësi konkrete për menaxhmentin që e ka marrë këtë vendim në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut. KMDLNj–ë tërheq vërejtjen se për çdo pasojë që eventaulisht mund ta kenë grevistët, në aspektin shëndetësor dhe material, adresa e përgjegjësisë do të jetë menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça dhe ata që e kanë emëruar këtë menaxhment”.

“KMDLNj  thërret deputetët e Kuvendit të Kosovës të reagojnë më zëshëm dhe më fuqishëm për këtë grevë të shpërfillur nga institucionet duke mos e përjashtuar as Kuvendin, në mënyrë që të tejkalohet kjo situatë. Në të kundërton përgjegjësia do të bjerë edhe mbi ta”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

Read Previous

Nga 1 nëntori nxënësit shkojnë në pushim vjeshtor për tri ditë

Read Next

Ministrja Rizvanolli nuk raporton në Komision për grevën në “Trepçë”, përplasen pozitë e opozitë