Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” e quan vit i protestës organizimin e mitungut të 58-të

Data 9 maj e këtij viti zyrtarisht shënon themelimin e përvjetorit të 58 të Mitingut të Poezisë në Gjakovë në të cilin për dekada janë trajtuar tema me rëndësi për letërsinë në përgjithësi.  Janë, ftuar e kanë marrë pjesë shkrimtarë nga të gjitha trojet shqiptare, në veçanti nga Shqipëria.

Në një komunikatë publike nga Klubi letrar” Gjon Nikollë Kazazi” dhe Mitingu i Poezisë” bëhet e ditur se Mitingu gjithmonë kishte vullnet organizativ dhe  mbështetje relevante e solide nga të tjerët.

Mirëpo në dy vitet e fundit përkrahja insitucionale e tyre është e mangët  dhe vështirësitë janë të vazhdueshme. Komunikata tutje vazhdon duke cituar se kur edhe pak muaj kanë mbetur nga mbajtja e mitingut të radhës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e as Drejtoria e Kulturës ende nuk kanë shpall konkurs për këtë vit. Mitingu i Poezisë, ka datë themelimi, me 9 Maj. Sikur e do rendi, duhet ditur buxheti më herët, sepse çdo manifestim ka planifikim Ne, as nuk e dimë kur ndahet dhe sa është rrisku. Ndërkombëtarizimin e Mitingut e atakuan institucionet me buxhetin e ndarë. Nuk mund të ftosh shkrimtarë nga larg, e bile as nga Tirana nëse nuk e ke asnjë qindarkë. Mitingut të Poezisë i duhet së paku 5 muaj përgatitje intensive për ta realizuar atë me seriozitet. Ky vit le të mbahet mend si Mitingu i protestës, pa buxhet, sepse vonë është, tepër vonë të bëjmë ashtu sikur u mësuam, sikur bëjnë shtetet e moderuara e demokratike. Gjakovë, mars, 2022. Klubi Letrarë “Gjon Nikollë Kazazi” thuhet ndër të tjera në reagimin e klubit.

Read Previous

​MMPH: Do ta përcaktojë çmimoren për kategoritë që mbështet në udhëtimin me autobus

Read Next

18 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë