KH Vëllaznimi në Gjakovë përmes një postimi në rrjetin social facebook ka shkruar për ndeshjen e luajtur sonte e cila ka përfunduduar me rezultat :Käerjeng 32 dhe 23 për Vëllaznimin.
Tutje në këtë postim thuhet se :
Ndeshja e parë e rrethit të parë ka përfunduar me fitoren e ekipit vendas, ku skuadra kuqezi pati më shumë goditje (58) se kundershtari por nuk arriti të ishte më efikas, duke humbur këtë ndeshje.