Klopp te Roma? Agjenti sqaron të vërtetën

Në 24 orët e fundit emri i trajnerit Jurgen Klopp është lidhur shpesh me Romën. Italianët janë në kërkim të një trajneri të ri dhe tekniku gjerman është një nga emrat në listë.

“La Stampa” raportoi kishte një marrëveshje mes Romës dhe Klopp, diçka që është mohuar së fundmi nga agjenti i trajnerit.

Mark Kosicke deklaroi se nuk lajmet për një akord mes palëve nuk janë të vërteta, duke i dhënë fund të gjitha aludimeve.

Aktualisht Klopp është koordinator i përgjithshëm i klubeve të futbollit të zotëruara nga Red Bull nuk ka ndërmend të largohet. Ai para pak kohësh deklaroi se dëshiron të pushojë pak nga posti i trajnerit. /tvklan.al

Read Previous

Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

Read Next

Vaska e Currelit, mrekulli e natyrës