Klitschko: Jemi afër një katastrofe humanitare

Jemi afër një katastrofe humanitare, gjitha rrugët i kemi të bllokuara.

Vitali Klitschko, kryebashkiaku i Kievit dhe ish-kampioni botëror i boksit në peshat e rënda, e ka përshkruar kryeqytetin e Ukrainës si të rrethuar, duke thënë se evakuimi i civilëve nuk do të ishte i mundur sepse të gjitha rrugët janë të bllokuara, raporton The Guardian.

“Ne jemi afër një katastrofe hu.manitare,” i tha ai Associated Press të dielën, ndërsa një shtetrrethim po vazhdon në qytet.

“Tani për tani kemi rrymë, tani kemi ujë dhe ngrohje në shtëpitë tona. Por infrastruktura është e shkatërruar për të ofruar ushqim dhe mjekim.”, shtoi ai.

“Kjo është arsyeja pse mesazhi për të gjithë është: mbështesni Ukrainën së bashku. Ne jemi të fortë,” tha ai.

“Çdo ukrainas është krenar që është i pavarur, krenar që është ukrainas dhe ne jemi krenarë që kemi vendin tonë”.

/Gazetaz/

Read Previous

Pas sanksioneve të vendosura, rubla ruse bie ndjeshëm

Read Next

​Aleatët e NATO-së forcojnë mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës