Policia e Kosovës ka raportuar se në Gjakovë është arrestuar një grua, pasi me 25 janar të vitit të kaluar, kishte deklaruar rrejshëm në polici.
E dyshuara kishte raportuar në polici lidhur me zhdukjen e një personi.
Raporti i Policisë së Kosovës:
“Gjakovë / 25.01.2023 – 20:00. Më 16.01.2024 është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e njëjta dyshohet se ka deklaruar rrejshëm lidhur me zhdukjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.
Rasti është iniciuar si “Person i zhdukur – i gjetur dhe deklarim i rremë”. /tvsyrivision/