Dhjetëra somalezë pozuan për “selfie” e biseduan të emocionuar në poltronët e kuq të kinemasë teksa prisnin fillimin e shfaqjes së parë të filmit në vendin e tyre pas tre dekadash. Mes turmës në Teatrin Kombëtar ishte edhe 24-vjeçarja Kaif Jama, shkrimtarja dhe ylli i të dy filmave.
“Kjo është diçka shumë e rëndësishme për të gjithë ne. Për çdo somalez që dëshiron të bëjë filma“, tha Jama, e veshur me një fustan tipik tradicional. Teatri Kombëtar i Somalisë u ndërtua në 1967 një dhutatë nga Mao Ce Duni i Kinës. Ajo u kthye në një shtëpi kulture me shfaqje muzikore e festivale në vitet ‘80. Në 1991 pas konflikteve që ndezën luftë një pjesë e godinës së teatrit u shktatërrua.
Ndërkohë në vitin 2006 militantët islamikë që morën kontrollin e vendit dhe ndaluan të gjitha format e argëtimit publik. Do të ishtë në 2011 kur trupat paqeruajtëse të Bashkimit Afrikan morën kontrollin e kryeqytetit, por pas kësaj pati sërish konflike dhe u rihap vetëm në 2020.
Prej shumë vitesh në ekranet dhe kinematë somaleze janë shfaqur filma indianë dhe arabë ndaj dhe kjo rihapje është e rëndësishme për kulturën në vend.
/Klan.al/