Kina thotë se valës aktuale të COVID-it në vend po i vjen fundi

epa10365069 A man takes Coronavirus PCR test in the street testing booth, in Shanghai, China, 14 December 2022. China will no longer report asymptomatic cases of Covid-19 in its daily report, according to the National Health Commission announcement on 14 December. With easing Covid-19 restrictions, a rising number of infections is circulating in Shanghai. This year the holiday season is decorated with people staying at home recovering from the virus. Shopping malls and restaurants are mostly empty, while people can be seen on the streets in the morning before and in the evening after work. EPA-EFE/ALEX PLAVEVSKI

Zyrtarët kinezë të shëndetësisë thonë se valës aktuale të infeksioneve me COVID në Kinë “po i vjen fundi”.

Numri i rasteve të rënda dhe vdekjeve me COVID po bie, tha në një raport Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Ai gjithashtu tha se nuk kishte pasur “asnjë rikthim të dukshëm” gjatë festave të Vitit të Ri Hënor javën e kaluar, ku miliona u ribashkuan për tubime familjare, shkruan BBC

Ka kohë që janë ngritur pikëpyetje në lidhje me raportimin e Kinës për COVID. Por ekspertët thonë se rënia e raportuar tani korrespondon me kohën e pritshme të përfundimit të kësaj vale të madhe.

Virusi shpërtheu nëpër qytete dhe qyteza kineze pasi autoritetet hoqën kufizimet zero-COVID në dhjetor. Megjithatë, normat e vizitave në klinikën e etheve kanë rënë mbi 90 për qind deri në janar dhe normat e shtrimit në spital janë ulur mbi 85 për qind.

/klankosova/

Read Previous

Porti i ri i Durrësit, Rama: Lokomotivë për zhvillimin ekonomik

Read Next

Kusari-Lila: Qeveria nuk ka përplasje me SHBA-në për Asociacionin