Kina dënon me 7 vjet burgim për spiunazh një ish-gazetar

Ish-gazetar i medias shtetërore kineze, Dong Yuyu, 62 vjeç, të premten është dënuar me shtatë vjet burgim për spiunazh. Këtë e kanë konfirmuar për BBC-në familja e tij. 

Ai ishte arrestuar në vitin 2022 dhe para asaj ishte aktiv në qarqet akademike dhe gazetareske në SHBA dhe Japoni dhe takohej rregullisht me diplomatë të huaj.

Ditën që u arrestua ai ishte duke drekuar me një diplomat japonez në Pekin. 

Në kohën e ndalimit të tij, Dong kishte qenë anëtar i lartë i stafit të “Guangming Daily”, një nga pesë gazetat kryesore të lidhura me Partinë Komuniste Kineze.

Në një deklaratë, familjarët e tij thanë se sipas vendimit të gjykatës, dy diplomatë japonezë me të cilët Dong u takua u cilësuan si “agjentë të një organizate spiunazhi”. Sipas tyre ajo organizatë ishte Ambasada e Japonisë.

“Jemi të shokuar që autoritetet kineze e konsiderojnë në mënyrë flagrante një ambasadë të huaj si ‘organizatë spiunazhi’”, thuhet në deklaratën e familjes së tij./koha.net/

Read Previous

“Do të jemi në finale të Ligës së Kampionëve”

Read Next

Putin kërcënon se do të godasë Kievin me raketa balistike me rreze të mesme veprimi dhe lavdëron Trump