KH Vëllaznimi për herë të parë në histori do të garojë në EHF European Cup

Plot tetë skuadra kosovare të hendbollit do të jenë pjesë e arenës evropiane në edicionin e ardhshëm, 2021/2022. Në mesin e tyre është edhe klubi Vëllaznimi. Në këtë mënyrë klubi gjakovar bëhet klubi i parë në histori me emrin Vëllaznimi në kategorinë e meshkujve që garon në Evropë.

Paraqitja në Evropë vlerësohet shumë e rëndësishme për zhvillimin e mëtejme të hendbollit, ndërsa për skuadrën e Vëllaznimit synimi është të tregojnë rezultate pozitive.

Bëhet fjalë për nivelin e tretë evropian, por që përfshinë skuadra mjaft të forta evropiane. Gexha ndër të tjera tha se djemtë tanë do të na bëjnë krenar si çdo herë dhe qyteti ynë do të frymojë me hendbollin.

Read Previous

Greqia ka frikë ta njohë Kosovën nga hakmarrja serbe për Qipron

Read Next

Shtyhet hapja e konkursit për pranimin e studentëve në UP