KH “Vëllaznimi” i është rikthyer garave në Superligën e Kosovës në hendboll.
Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit në rrjetin social ‘Facebook’.
Postimi i plotë:
“Pas një mobilizimi të një pjese të madhe të qytetit tonë, gjë për të cilën ju jemi shumë falenderues, është koha që ti kthehemi garave të rregulla në Superligen e Kosovës në Hendboll.
Të dielen prej ores 19:00 zhvillohet ndeshja shumë e rëndësishme per klubin tonë, kundër Kh Kosova Vushtrri.
Përkrahja e shikuesve është mëse e domosdoshme për këtë ndeshje, ndaj, ju ftojmë që në numer sa më të madh të jeni prezente në palester.
Hyrja do të jetë me pagesë, 1 euro.Së bashku do t’ja dalim!”, thuhet në komunikatën e klubit. /tvsyrivision/