KH “Shqiponja” zhvillon përgatitjet për derbin lokal të së dielës

Hendbollistet e Shqiponjës këtë fundjavë e luajnë derbin lokal, kundër hendbollisteve të Vëllaznimit, ndeshje kjo që ka rëndësi të veçantë e kërkon përgatitje nga të dyja klubet. Skender Alija, kryetar i KH “Shqiponja” tha se përgatitjet e klubit po shkojnë mirë dhe që derbi lokal i së dielës ka rëndësi të veçantë për skuadrën.

Kryetari Alija, gjithashtu tha që mosha e re e hendbollisteve të skuadrës ka ndikuar që t’u jipet përparësi gjeneratave të reja.

Çdo seancë stërvitore po zhvillohet me një ecuri të mbarë kështu tha hendbollistja Alberina Berisha, e cila gjithashtu beson që në derbin lokal do të arrijnë fitore

Berisha gjithashtu tha që synimet e skuadrës janë të larta dhe presin që këtë sezon ta përmbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Read Previous

Kompanitë e taxive në Gjakovë nuk i kanë shtrenjtuar çmimet

Read Next

Rruga që qon në qendrën rinore në Pjetërshan ende e papërfunduar