KGJK ka përzgjedhur 11 gjyqtarë për avancim në Gjykatën e Apelit

Po mbahet takimi i radhës i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, me ç’rast është miratuar avancimi i gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit, si një pikat e rendit të ditës.

“Në këtë takim, anëtarët e Këshillit në bazë të raportit të Panelit për Shqyrtimin e Aplikacioneve dhe Intervistim, aprovuan avancimin e njëmbëdhjetë (11) gjyqtarëve: Hajriz Hoti, Malsor Kryeziu, Franciska Zhitija – Ymeri, Naim Meholli, Ardian Ajvazi, Hidajete Gashi, Faton Bajrami, Besnik Bislimaj, Besnik Feka, Fatmir Baloku dhe Ylber Shurdhiqi, në pozitën gjyqtarë në Gjykatën e Apelit. Mandati i gjyqtarëve në fjalë do të fillojë nga data 1 mars 2022”, thuhet në njoftimin e publikuar.

/GazetaExpress/

Read Previous

ShSKUK: 90 pacientë në trajtim nga COVID-19

Read Next

Nga urdhri për ndërhyrje ushtarake, sirenat që lajmërojnë sulmet e deri te granatimet e ashpra – gjithçka që po ndodhë në Ukrainë