Misioni i NATO-s në Kosovë – KFOR, ka uruar Kroacinë me rastin e Ditës së saj Kombëtare përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Sinjali.
“Gëzuar Ditën Kombëtare të aleatëve tanë kroatë 🇭🇷,” shkruhet në postimin e KFOR-it, duke theksuar rolin e Kroacisë si një nga 33 vendet kontribuese në këtë mision të NATO-s në Kosovë.
Kroacia është një aleate e rëndësishme në sigurimin dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, me trupa që kontribuojnë në detyra të shumta në kuadër të KFOR-it. /GazetaSinjali/