KFOR: Kemi shtuar patrullimin në Jarinjë e Bërnjak

KFOR-i ka rritur prezencën në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, si dhe aktivitetet patrulluese në veri.

KFOR-i ka thënë se këto masa janë marrë për të mundësuar të reagojë shpejt ndaj gjitha sfidave të sigurisë.

“Ne duam të sigurojmë të gjithë se KFOR-i është i gatshëm të intervenojë nëse është nevoja”, është thënë nga Zyra për Media e KFOR-it.

Po ashtu, sipas njoftimit, KFOR ka thënë se në mandatin që ka, do të ofrojë një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për gjithë qytetarët e Kosovës.

Ndryshe, më 31 korrik, serbët lokalë në veri të vendit kishin vendosur barrikada në rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe në Bërnjak si revoltë ndaj vendimit të 29 qershorit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë për targa dhe dokumentet hyrje-dalje.

Këto barrikada ishin larguar pas shtyerjes së këtij vendimi nga Qeveria e Kosovës.

/Dukagjini/

Read Previous

​Në Kosovë nuk ka virus të Nilit perëndimor, thonë në IKSHPK

Read Next

Zëdhënësi i Qeverisë: Në takimin Kurti-Vuçiq do të diskutohet edhe për zhvillimet aktuale në vend