KFOR-i i vazhdon patrullimet në kufirin me Serbinë

Ushtarë të KFOR-it u panë gjithashtu në patrullim me varka në liqenin e Ujmanit në rajonin kufitar.

Guglielmino Esercito, komandanti përgjegjës i njësisë italiane, tha për “Anadolu” se njësitë kryejnë patrulla për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë në Kosovë.

“Ne jemi të pajisur mirë dhe të trajnuar mirë, kështu që fleksibiliteti ynë mund të na japë mundësinë të përballemi me të gjitha llojet e sfidave në fushën e operimit, kështu që KFOR-i është i gatshëm të përballet me të gjitha llojet e sfidave”, tha Esercito.

kfor patrullime kufi serbi

KFOR-i ka shtuar praninë dhe aktivitetet e patrullimit në Kosovë pas përshkallëzimit të sulmit terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Pas sulmit, një numër i madh i forcave të sigurisë u dërguan në vend dhe pikëkalimi kufitar Bërnjak ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u mbyll.

Midis 27 vendeve anëtare dhe partnerëve të NATO-s, Turqia ka kontingjentin e dytë më të madh në KFOR, duke kontribuar me 780 nga rreth 4,500 ushtarët e saj./Sinjali/

Read Previous

Shqipëria po e forcon ushtrinë, shkak edhe situata në veriun e Kosovës

Read Next

Sot vendoset për imunitetin e Sali Berishës, pritet protestë