KFOR-i në disa fshatra të Gjakovës, specifikisht në fshatin Devë, Babaj i Bokës, Shishman dhe Popoc do të zhvillojë trajnime të qitjes me mjete ajrore.
“Qitje me mjete ajrore nga KFOR në Babaj i Bokës – Apel për sigurinë e qytetarëve rreth zonës trajnuese të FSK.
Njoftohen të gjithë banorët e Gjakovës, specifikisht banorët e fshatrave Devë, Babaj i Bokës, Shishman dhe Popoc se gjatë kësaj jave në datat 22-27 Korrik KFOR do të zhvillojë qitje nga ajri në zonën trajnuese në Babaj i Bokës. Për sigurinë e qytetarëve ndalohet rreptësisht hyjra dhe afrimi në zonën trajnuese. Gjatë kësaj jave do të dëgjohen zhurma dhe shpërthime të ndryshme dhe mund të shihni lëvizje të trupave ushtarake.”