Që futbolli është sporti më i popullarizuar në botë, është e padiskutueshme, dhe përveç kësaj ky sport kërkon përkushtim dhe përgatitje të lartë fizike. Edhe në qytetin e Gjakovës ka klube që merren me futbollin, por viteve të fundit ky sport ka zgjuar kureshtjen edhe te femrat. Është klubi “Jakova” që është themeluar në vitin 2007 dhe tani është edhe pjesë e Superligës së Kosovës në futboll. Sipas trajnerit të kësaj skuadreje Naim Kamberi, Jakova aktualisht është në mesin e tabelës dhe synon të ngritet në pozitë më të lartë.
Kamberi tha se përveç përgatitjeve fizike këtë sezon klubi ka bërë edhe përforcime të reja nga skuadra të tjera, dhe po ashtu Kamberi ka cekur që aktualisht klubi nuk po përballet me asnjë lëndim, si shkak i përgatitjeve të mira fizike.
Që suksesi është pjesë e pandashme dhe që skuadra ka ecuri të mbarë deri më tani e thotë edhe kapitenja Arrita Shehu .
Kujtojmë që Skuadra e KFF “Jakova deri më tani ka zhvilluar katër ndeshje ku ka pësuar 1 humbje, 1 barazim dhe ka shënuar dy fitore.