Këtu mund të jetë vendodhja e re e finales së Ligës së Kampionëve

Për shkak se Stambolli aktualisht është klasifikuar si një zonë me rrezik të lartë nga autoritetet britanike, UEFA po kërkon një alternativë për stadiumin olimpik Ataturk.

Vendi për zhvillimin e finales së Ligës së Kampionëve tashmë është në shqyrtim, shkruan Indeksonline.

Sipas një raporti nga agjencia e lajmeve AP, planifikon të zhvendosë finalen e Ligës së Kampionëve në Porto.

Finalja e klasit të parë në mes të klubeve të Premier League, Chelsea FC dhe Manchester City do të zhvillohet në stadiumin 50,000 vendesh, Estádio do Dragao.

Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet me 29 maj nga ora 21:00. /IndeksOnline/

Read Previous

Arrijnë në Kosovë 38 mijë e 400 doza të vaksinës kundër COVID-19

Read Next

Juventus ka vendosur për të ardhmen e Pirlos