Këto janë masat e reja që hyjnë në fuqi nga sot

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka njoftuar se sot pritet të hyjnë në fuqi masat e reja.

Sipas kësaj shoqate, do të hiqet ora policore dhe do të ketë lirim të masave në gastronomi.

“Pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë, janë dhënë propozimet për lirimin e masave në gastronomi dhe heqja e orës policore të cilat pritet të hyjnë në fuqi.

Nga kjo javë përfaqësuesit e SHGK-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë jemi duke shqyrtuar bashkarisht që të mundësojmë sa më shpejtë hapjen e Klubeve të Natës dhe lejimin e organizimit të ahengjeve”, thuhet në njoftimin e tyre. /Express/

Read Previous

​Kurti: BERZh i rëndësishëm në rrugën e vendit drejt integrimit në BE

Read Next

Infermierët protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës