Jemi në kohën e verës dhe sigurisht që frekuentimi nëpër zona të gjelbërta është dukshëm më i madh, marrë parasysh që fermerët janë aktiv në këtë stinë e poashtu edhe qytetarët kalojnë kohë relaksi në parqe. Por gjatë qëndrimit në natyrë trupi i njeriut është i ekspozuar nga ndonjë pickim i rriqrave.
Në mesin e komunave që përballen me këtë fenomen është Malisheva. Në këtë komunë që nga muaji mars e deri më tani janë evidentuar 904 raste të pickimit nga rriqrat. Përmes telefonit për televizionin Syri drejtori i shëndetësisë Liridon Hoti ka thënë se këtë vit ka rritje të numrit të thumbimeve, në raport me vitin e kaluar. Kushtet atmosferike e kanë favorizuar aktivitetin e rriqrave, por ajo që është shumë me rëndësi, është fakti se të gjithë pacientet janë trajtuar me kujdes ku nuk kanë pasur ndonje infektim apo komplikim tjeter. Poashtu për fat të mirë nuk ka pasur as raste të vdekjeve.
Përderisa për Malishevën ky fenomen është i zakonshem, në qendrat e mjekësisë familjare dhe në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në komunën e Gjakovës numri i rasteve me pickim të rriqrave është dukshëm më i vogël dhe nuk mund ta quajmë gjendje alarmante. Kështu kanë thënë zyrtarë të përsonelit shëndetësorë të këtyre institucioneve.
Ndërsa sipas raporteve zyrtare të drejtorisës së shëndetësisë në Malishevë dhe institutit kombëtarë të shëndetësisë publike thuhet se Malisheva prin me raste, kështu dukë lëne mbrapa vendet tjera të vendit. Theksojmë se nga këto raste asnjë nuk është infektuar me ethe hemoragjike pasi që të gjithë pacientët kanë marrë trajtimin e duhur.