Këta janë kundërshtarët e Kosovës në kualifikimin për Kampionatin Botëror në futsall

Kombëtarja e Kosovës në futsall tashmë i ka mësuar kundërshtarët e vet, me të cilët do të përballet në kualifikimet për Kampionatin Botëror, që do të mbahet në vitin 2024.

“Dardanët” në Grupin C do të jenë së bashku me Armeninë, Bullgarinë dhe Skocinë.

Faza kualifikuese do të zhvillohet nga data 4 prill deri më 13 prill 2022.

Kualifikimin në fazën tjetër e sigurojnë dy përfaqësueset që përfundojnë në dy pozitat e para në grup.

Read Previous

Ministria e Shëndetësisë publikon rezultatet e konkursit për mjekë në QKMF

Read Next

​7 të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri