Këta janë 9 futbollistët shqiptarë që marrin pjesë në Kampionatin Evropian

Kosova dhe Shqipëria nuk arritën të kualifikohen në Kampionatin Evropian, por futbollistët shqiptarë nuk do të mungojnë.

Te Zvicra si zakonisht janë ftuar Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi. Në listën e gjerë ishte edhe Andi Zeqiri, por që nuk u ftua në mesin e 26 lojtarëve.

Zvicra ndodhet në grup me Uellsin, Italinë dhe Turqinë.

Për herë të parë Maqedonia e Veriut është kualifikuar në një Evropian.

Gjashtë futbollistë shqiptarë janë ftuar: Visar Musliu (Fehervar), Egzon Bejtulai (Shkëndija), Ezgjan Alioski (Leeds United), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb), Enis Bardhi (Levante), Ferhan Hasani (Partizani Tirana).

Maqedonia e Veriut gjendet në Grupin C, së bashku me Holandën, Austrinë dhe Ukrainën./eo/

Read Previous

Ky është stadiumi i vetëm në “Euro 2020” që do t’i presë ndeshjet me kapacitet të plotë

Read Next

Klinaku: Jemi këtu për njerëzit që nuk ia dinë vlerën lirisë, përfshirë edhe ministrat